
Iu gjetën doza kanabisi në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarajit dhe miku i tij
ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar djalin e vogël të ish liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, Azem Hajdarit, pasi u kap me drogë në makinën që po udhëtonte.
Ditën e djeshme Hajdaraj u shoqërua në komisariat pasi në automjetin tip “Audi”, në të cilën ndodhej sëbashku me mikun e tij Ergi Gjumsi, u gjetën disa doza kanabis. Sot policia ka dhënë masën e arrestit për dy të rinjtë.
Brenda automjetit gjendej dhe një 19-vjecare, por nuk është proceduar penalisht.
Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.