
Spitali infektiv në QSUT
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa 5 persona kanë rezultuar të infektuar.
Java e parë e muajit qershor u mbyll me asnjë viktimë nga koronavirusi. Ndërkohë gjithsej janë kryer 1881 testime, nga të cilat 5 persona kanë rezultuar pozitivë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.
Gjithashtu edhe numri i pacientëve të shëruar po vijon të rritet. Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin COVID ndodhen 28 persona, 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Megjithëse shifrat e infektimit kanë rënë ndjeshëm dhe situata e COVID-19 duket se po përmirësohet, Ministria e Shëndetësisë j’u bën thirrje qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat anticovid.
Statistika
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,881
Testime totale 738,472
Raste pozitive 132,379
Raste të shëruara 129,664
Raste Aktive 264
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 65
Shkodër 55
Berat 35
Korçë 33
Lezhë 25
Elbasan 16
Vlorë 11
Gjirokastër 10
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 2
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.