
Edi Rama dhe Von der Leyen
TIRANË– Shqipëria do të marrë edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Europian.
Këtë gjë e ka bërë të ditur presidentja e Këshillit Evropian, ku në një postim në “Twitter”, Von der Leyen, shkruan se vaksinat e financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke filluar nga maji deri në fund të gushtit. Sipas saj kjo tregon se Unioni është pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor.
95.000 doza vaksinash do të shkojë për Kosovën.
Bashkimi Evropian do të shpërndajë 651,000 doza vaksinash të prodhuara nga Pfizer. Kjo skemë e BE do të realizohet nga Austria dhe ka si synim të ndihmojë vendet fqinje dhe Afrikën në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë @ediramaal 🇦🇱
145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit.
Jemi së bashku në këtë betejë.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.