Jepet vendimi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla: Përfundimisht dënohet me 2 vite burg

Koha e leximit36 sekonta

TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, të dënohet me 2 vite burg.

Gjykata gjithashtu la në fuqi vendimin për heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, si dhe konfiskim të pasurisë.

Llalla nuk ishte pjesëmarrës gjatë seancës gjyqësore, ndërsa avokati i tij, Sokol Hazizaj u shpreh se nuk kishte dijeni për vendodhjen e tij.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg, pasi u akuziua per mosdeklarim dhe fshehjes së pasurisë. Disa nga pasuritë e tij u sekuestruan: 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës i kaluan shtetit.

Pavarësisht ankimimit të Llallës, Apeli la në fuqi vendimin e marrë.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Këngëtari shqiptar kritikon publikisht albumin e ri të Elhaida Danit: Këngët janë njësoj
Next post Komisioneri Publik ankimon vendimin në KPA, kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjes