Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 25, 2021

Kancelarja Merkel mbështet nismën “Ballkani i Hapur”: Bashkëpunimi ka rezultuar një bimë e fuqishme

3 min read

Angela Merkel

TIRANË– Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka shprehur mbështetje për nismën “Ballkani i Hapur”.

Në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, ajo tha se bashkëpunimi mes vendeve ka rezultuar një bimë e fuqishme, ku shumëçka ka ndryshuar mes vendeve dhe popujve. Merkel u shpreh se kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njeri-tjetrin, gjë që më parë nuk ka ndodhur. Ajo tha se është folur për projekte infrastrukturore dhe për nisjen e punimeve për autostradën e paqes.

Kancelarja deklaroi mbështetje për projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet, duke thënë se sa më shumë bashkëpunim të ketë, aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit.

Ajo gjithashtu përgëzoi dhe uroi Shqipërinë për përpjekjet vitet e fundit për të rikonstruktuar sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit.

“I dashur Edi Rama dëshiroj t’ju falënderoj në rolin e kryeministrit që pjesën e parë të ditës mundëm të realizonim një takim biletaral. Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira, mund ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë. Dëshiroj ta përgëzoj dhe uroj Shqipërinë për përpjekjet vitet e fundit për të rikonstruktuar sistemin e saj të drejtësisë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit. Ne kemi premtuar gjithashtu që do jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë. Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive të Ballkianit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që për idenë e 2014, bashkëpunimi ka rezultuar një bimë e fuqishme. Shumëçka ka ndryshuar mes vendeve dhe popujve. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njeri-tjetrin që nuk ka qenë kështu. I tërë bashkëpunimi në disa dimensione është konsoliduar. Kemi folur për projekte infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve për autostradën e paqes. Një temë tjetër ishte që në momentin që vendet e këtij rajoni do të bashkohen në BE, do të kenë dhe detyrimet për klimën, kushtet që duhet të ndryshoheshin në rajon. Ka shumë mundësi të bashkëpunimit rajonal. Mbështes projektin e tregut të përbashkët rajonal, 4 marrëveshjet. Disa nuk janë bashkuar ende, sot kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojmë në këtë kontekst aq më i fuqishëm do jetë procesi i Berlinit. Ky proces nuk e  zëvendëson anëtarësimin në BE”, deklaroi Merkel.

/Zoguu.al/