
Këngëtari shqiptar kritikon publikisht albumin e ri të Elhaida Danit: Këngët janë njësoj
Këngëtari Elton Deda ka kritikuar publikisht Elhaida Danin, për këngët e albumit të saj më të ri.
Ajo publikoi ditën e hënë në një event që u mbajt në Teatrin e Operas dhe Baletit, albumin e saj me titull “ZanIN”. Ai përbëhet nga 5 këngë “Zanin”, “Jam betu”, “Kënga jonë”, “Amore”, “Hajmali”, të cilat janë shoqëruar me videoklipe.
Këngëtarja mori shumë komente pozitive nga kolegë të saj dhe fansa, lidhur me projektin e saj.
Aurela Gace ka publikuar disa video në rrjete sociale, ku përgëzon Elhaidën për punën, mundin dhe vëmendjen e kushtuar për të sjellë këtë projekt.
“Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga herët e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por sigurisht e merr malli për vendin e saj, për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj është për tu duartrokitur puna,mundi, vemendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë të reja në albumin e saj “ZANIN”, ka shkruar Aurela krah postimit.
Ndërkohë, një koment që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është ai i Elton Dedës.
“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perceptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”, ka shkruar ai.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.