
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të japë sot vendimin për prokurorin Maksim Sota
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të japë sot vendimin për prokurorin e Vlorës, Maksim Sota, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.
KLP pritet të pezullojë Sotën nga detyra, deri në përfundim të hetimeve.
Prokurori Maksim Sota u arrestua gjatë operacionit ndërkombëtar, “Shpirti”. Prokuroria ka në dorë dëshmi dhe përgjime, të cilat faktojnë veprimtarinë kriminale të Sotës.
Bashkëpunëtori i drejtësisë, Donjol Drolli deklaroi se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, i kishte dhënë një banesë me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me familjen e tij.
Sipas tij, prokurori e dinte që Ilirjan Ducellari ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj, ai ka qëndruar të qëndrojë në këtë banesë.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.