
Yuri Kim
TIRANË– Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Ambasadorja Yuri Kim, ka reaguar lidhur me njoftimin e SPAK për hetimin e krimeve elektorale.
Ajo vlerësoi veprimin e SPAK dhe tha se edhe prokurorët gjithashtu duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Kim shprehet se të gjithë ata që pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm, duhet të dënohen.
“Shumë mirë për të parë njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin,” shkruan Kim.
Më herët SPAK publikoi të dhënat e denoncimeve të bëra nga subjektet ligjore për problemet e hasura gjatë procesit zgjedhor.
Janë 33 procedime në lidhje me parregullsitë në zgjedhje, 29 prej të cilëve janë për korrupsion dhe 2 të tjerat për përdorim të funksioneve publike për veprimtari politike.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.