
TIRANË– Ditën e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim , ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ Ilirjana Celibashin, duke u shprehur pas këtij takimi se ekspertët e ODHIR do të monitorojë proçesin zgjedhor dhe numërimin e votave.
Ndërkohë Yuri Kim, ka shtuar se pjesë e grupit për zgjedhjet që është ngritur nga ambasada e SHBA-ve do të jetë edhe ajo.
“Ka një proces transparente dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj janë këtu për tu siguruar për këtë proces. Ekspertët janë këtu siç e dini dhe kemi 25 grupe në të gjithë vendit. Ne do të jemi me ju. ODHIR dhe ekspertët janë në vend. Unë do jemi pjese e njërit nga 25 ekipet e ambasadës së SHBA. Në të gjithë vendin për të qenë me ju ndërsa votoni, tek numërimi dhe rezultati.” tha Yuri Kim.
Më pas Yuri Kim ka folur dhe për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ku tha se drejtësia duhet të veprojë dhe se duhet të ketë barazi për të gjithë para ligjit. Gjithashtu ajo shtoi se një vend si Shqipëria që aspiron për në BE duhet t’i lërë pas grupet e paautorizuara që mbrojnë votën.
“Jemi të shqetësuar nga lajmi i djeshëm. Shkelësit të mund të kapen dhe përgjegjësit të mund të ndëshkohen. Pa përjashtim. S’ka trajtim të veçantë për askënd. Askush nuk është mbi ligjin.
Siç e kanë theksuar edhe të tjerët. Zgjedhjet kanë lidhje me të ardhmen jo me të shkuarën. Gjera të tilla të tmerrshme si kanë ndodhur në të shkuarën. Grupe të paautorizuar për të mbrojtur votën e qytetarëve këto është e rëndësishme të mbeten pas. Dhe është e papranueshme për një vend anëtar të NATO dhe aspiron për në BE.” tha Yuri Kim.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.