October 21, 2021

Zoguu.al

Zoguu.al

“Kjo sëmundje (COVID) që kalova do të më mbysë”,- 42-vjeçari vetëvaret për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike

1 min read

Foto ilustruese (Arkiv)

POGRADEC– “Unë do të vdes”,- këto ishin fjalët që 42-vjeçari i cili i dha fund jetës ditën e sotme u thonte familjarëve.

Kledjan Çollaku, 2 javë pasi fitoi “betejën” me COVID-19, u vetëvarë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të shkaktuar nga virusi i rrezikshëm.

Çollaku jetonte në fshatin Dunicë të Pogradecit (Korçë) dhe ishte babai i një fëmijë të vogël.

Familjarët e të ndjerit kanë pohuar për mediet, se Çollaku, kishte shfaqur një gjendje të rënduar psikologjike së fundëmi, gjë e cila besohet ta ketë “detyruar” të kryej këtë akt.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!