Komisioneri Publik ankimon vendimin në KPA, kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Lushnjes

Koha e leximit30 sekonta

TIRANË– Komisioneri Publik ka ankimuar në KPA vendimin për lënien në detyrë të prokurores së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë, Natasha Prifti.

Komisioneri Publik ka kërkuar që të shqyrtohet cështja e prokurores dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit ta shkarkjë nga detyra.

Sipas Komisionerit, ankimi, juridiksioni kontrollues dhe rivlerësues i Kolegjit, janë  shkaqet ligjore që duhen paraqitur për shqyrtim.

Kujtojmë se Prifti u konfirmua në detyrë në muajin maj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme në pasurinë e prokurores, ajo nuk zotëronte asnjë pasuri të paluajtshme dhe hetimi u krye mbi të ardhurat e bashkëshortit.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Jepet vendimi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla: Përfundimisht dënohet me 2 vite burg
Next post Duke nisur nga dita e hënë, në Maqedoninë e Veriut nis aplikmi i dozës së tretë të vaksinës, për personat mbi moshën 60-vjeç