
Neymar
Kompania e njohur Nike ka ndërprerë bashkëpunimin me Neymar për shkak të akuzave për abuzim seksual.
Akuzat ndaj Neymar për ngacmim seksual të një punonjëse janë bërë në vitin 2016, por sipas kompanisë Nike, hetimi ende nuk ka përfunduar dhe për këtë arsye kanë shkëputur bashkëpunimin.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Neymar kanë hedhur poshtë këtë gjë duke thënë se ndarja nuk ka ardhur për shkak të akuzave, të cilat janë të pabaza, por për arsye komerciale.
“Neymar Jr, do të mbrojë në të gjitha rrugët akuzat dhe baltën e hedhur ndaj tij. Sulmet janë të pabaza, por e gjitha do të vendoset në gjykatë”, u shpreh përfaqësuesi i yllit të futbollit për mediat e huaja.
Nike dhe Neymar, u shkëputen në gusht të vitit 2020, pa dhënë asnjë arsye konkrete.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.