
Komunikimi në Facebook në Metamodernizëm
Lindja e mjeteve të reja të komunikimit dhe mediave sociale solli një ndërveprim më të shpejtë dhe të madh mes njerëzve. Komunikimi dhe gjuha estetike gjatë bashkëjetesës me mjetet e reja të komunikimit pati një çakordim të dukshëm. Larmishmëria dhe intensiteti i komunikimit bëri që komunikimi dhe gjuha të pësojë zbehje. Komunikimi ndërpersonal filloi të shkatërrohej, shoqëruar me shpejtësinë dhe kohën e pakët që njerzit kanë në dispozicion për të zhvilluar këtë komunikim.
Në këtë punim ne do të trajtojmë komunikimin estetik në “Facebook” në periudhën e metamodernizmit dhe se si ky rrjet social ka deformuar formën e komunikimit. Do të bëjmë një pasqyrim dhe analizë nga studiues kryesisht të huaj, për të definiciuar termin në kontekstin komunikativ dhe ndryshimi i saj me mjetet e reja teknologjike.
Po ashtu, do të bëjmë një ballafaqim midis autorëve të cilët kanë qasje të ndryshme në lidhje me ndikimin që Facebook e rrjetet sociale në përgjithësi kanë pasur mbi komunikimin dhe gjuhën. ( (Lexo këtu)
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.