
U.d. së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca
PRIShTINË- Presidenti në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të shpallur emrin e kanditatit për Kryeministër të Kosovës.
Duke iu referuar dispozitave kushtetuese dhe njoftimit të KQZ-së për çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Konjufca ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta krijuar qeverinë e re.
Sot, Glauk Konjufca u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës me 69 vota.

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.