KORÇË/ Automjeti “Mini Cooper” përplas 20-vjeçaren në vijat e bardha, e reja niset drejt urgjencës

Koha e leximit54 sekonta

KORÇË– Një këmbësore ka mbetur e plagosur sot në Korçë pasi u përplas nga makina tek “Terminali i Autobusave”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20. Automjeti tip “Mini Cooper” me  targa AA 397 BA ka përplasur në vijat e bardha 20-vjeçaren me iniciale A.S. Pas përplasjes, ajo humbi ndjenjat dhe u dërgua menjëherë për mjekim në Spitalin e Korçës.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin E.F, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 16.08.2021, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, tek “Terminali i Autobusave”, shtetasi E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka aksidentuar shtetasen A. S., rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit E. F., ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post SHIJAK/ Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër, arrestohet 31-vjeçari (Emri)
Next post Çfarë ndodhi ditën e djeshme në “Sarajet” e Tiranës?