
KORÇË– Deputeti Ligoraq Karamelo, pjesë e minoritetit grek në Shqipëri ka denoncuar kërcënimet dhe shantazhimet që i janë bërë.
Ai tha se është kërcënuar me jetë pas daljeve publike, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare. Karamelo tha se kërcënimet dhe shantazhet kanë qenë të llojeve të ndryshme dhe i janë bërë në rrjete sociale dhe në You Tube, pasi ka qenë i ftuar në një emision ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.
“Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhe, që më janë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar. Gjithashtu këto kërcënime vijnë pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke. Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj,”, tha Karamelo.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.