
Nikolin Ciko
Policia deklaron se infermieri ka vjedhur në farmacinë e spitalit një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe arrinin shumën rreth 10 milionë lekë të vjetra. Ai ua shiste pacientëve, në këmbim të parave.
Gjatë arrestimit, Cikos iu sekuestruan medikamentet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.
Gjatë dëshmisë në Komisariat, infermieri ka pranuar vjedhjen e ilaçeve duke u justifikuar se kishte shumë borxhe dhe një kredi për të shlyer.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.