
Albin Kurti
PRISHTINЁ– Albin Kurti nuk pranon vaksinat kineze të ofruara nga Shqipëria, për të vaksinuar arsimtarët e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me anë të një deklarate është shprehur se nuk do pranojë vaksina nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”.
Më tej, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita është shprehur duke thënë se nuk i vaksinon mësuesit me vaksinën kineze , për këtë arsye nuk pranohet ndihma nga Shqipëria.
“Ne në fillim nga kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu kemi pasur ofertë gjeneroze që të vaksinohet personeli shëndetësorë në Shqipëri, ku ne do të organizonim procesin e transportit. Në ndërkohë vaksinat erdhën me kontingjentin e parë dhe vaksinimi i personelit shëndetësorë më shpejtë ndodhi në Kosovë dhe kam kërkuar nga Qeveria e Shqipërisë që kjo të mundësohet edhe në vaksinimin e kategorive tjera. Fatkeqësisht numri i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca janë shpenzuar, dhe kanë mbetur vetëm ato nga Kina”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.