
Zegjine Sollaku
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku.
Gjatë seancës dëgjimore u vunë re pasaktësi në deklarime të pasurive dhe mungesë burimesh financiare për vlerën 7 milionë lekë.
Sipas hetimit administrativ, te kryer nga trupi gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun, bashkëshortët kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.
Ajo nuk ishte e pranishme në sallë, ndërsa në cilësinë e avokatit, mbrohej nga bashkëshorti i saj, ish kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili kundërshtoi vendimin. Ai tha se transfertat financiare janë bërë nga ana e tij dhe se bashkëshortja e tij ka qenë gjithnjë e përkushtuar te detyra.
Zegjine Sollaku ka kryer funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës që nga viti 1992 deri në 2003. Më pas e ka kryer funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.