
TIRANЁ– Pas padisë së bërë nga deputetët e PS–së, për kandidatët shtesë të PD–së, Kolegji Zgjedhor ka hequr kandidatët shtesë duke e redukuktuar listën me 153 deputetë.
Ky vendim erdhi disa ditë pasi Partia Demokratike me anë të votës së ish–ministrit Ilirjan Rusmajli, fitoi në përballjen juridike me KQZ–në për zgjedhjet e 25 prillit.
Përfaqësuesi ligjor i PS–së ka shprehur se vendimi nuk mund të shihet si fitore ose humbje por thjesht si një vendim i domosdoshëm dhe i përputhshëm me rregullat.
“Vendimi i sotëm nuk ishte një vendim me të cilin humbi PD apo fitoi PS , vendimi i Kolegjit Zgjedhor solli procesin në rregullshmërinë ligjore, pra të gjitha janë në pozita të barabarta për procesin zgjedhor për datën 25 prill”.
Ndërkohë Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso nga ana tjetër është shprehur kundër këtij vendimi duke thënë se vendimi është kundër ligjit elektoral dhe se ky vendim është ndikuar nga faktorë politik.
“Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend. Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.