October 21, 2021

Zoguu.al

Zoguu.al

Kriza energjetike, paketë e posaçme për mbrojtjen e konsumatorit dhe biznesit të vogël

2 min read

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj

Një paketë e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve pritet të publikohet brenda javës nga kryeministri Rama.

“Situata energjetike në vend është pasojë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin.

Kryeministri ka ngritur një grup ndërinstitucuional për të menaxhuar dhe monitoruar çdo moment ecurinë e situatës energjetike. Vala e çmimeve ndërkombëtare sigurisht që prek edhe brigjet e Shqipërisë, por ne jemi të bindur, të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Shumë shpejt brenda javës Kryeministri do të shpalosë vetë masat për mbrojtjen e konsumatorit familjes dhe sipërmarrjen e vogël, por në nevojë të informimit publik dhe qetësim të të konsumatorit familjarë dhe biznesit të vogël ,ne do të vazhdojmë mbrojmë nga kriza energjetike, nga kriza e çmimeve dhe nga rritja e kostove për shkak të këtyre çmimeve.

Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanitë janë duke punuar brenda grupit ndërinstitucional çdo minutë për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji të vazhdueshme, gjë që sigurisht është e garantuar”, deklaroi zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e monitor.al

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!