Kryeministri Edi Rama flet rreth shpalljes “non grata” të Berishës

Koha e leximit50 sekonta

TIRANË– Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë nga sheshi “Skënderbej”, ku ndër të tjera është pyetur për mendimin e tij rreth shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë, duke thënë se ai dhe qeveria e tij po vijojn pa ndaluar punën për mandatin e tretë. Rama tha se duhen shmangur aspektet që kanë kthyer politikën në vend në një telenovelë rraskapitëse.

“Unë jam 100 përqind i fokusuar tek punët. Nuk e kemi ndalur asnjë ditë, gjatë dhe pas fushatës. Kjo sepse nuk ka kohë për pushim. Jam shumë i vendosur që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit publik, të shmangim të gjitha aspektet që kanë kthyer jetën politike të vendit në telenovelë rraspakitëse.

Për mua ka shumë më rëndësi kjo gjë sesa të përparojnë kantierët gjatë ditës. Ne po punojmë intensivisht për mandatin e tretë dhe së shpejti do dalim para shqiptarëve me programin e angazhimeve konkrete”, deklaroi Rama.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post I shpallur në kërkim, Moisi Habilaj ndërmjetëson transportin e drogës mes 2 shqiptarëve të arrestuar dhe mafiozit italian
Next post Aktori i njohur bën publike fejesën me vajzën 42 vite më të vogël