Kryeministri italian njofton vaksnimin e detyrueshëm; Jemi duke menduar bërjen e dozës së tretë të vaksinës

Koha e leximit33 sekonta

ROMË– Kryeministri italian, Mario Draghi, ka njoftuar se së shpejti do të vendoset vaksinimi i detyrueshëm për qytetarët.

Lajmin ai e ka dhënë në një intervistë për mediat italiane, ku gjithashtu shtoi se po mendohet edhe për një dozë të tretë të vaksinës.

Kryeministri theksoi ndër të tjera dhe rëndësinë që ka certifikata e vaksinimit. Sipas tij ajo do të zgjatet në kohë, në mënyrë që eficenca e saj të jetë më e madhe.

“Jam duke biseduar në këtë drejtim me ministren Speranza. Orientimi është që të shtohen më shumë kategoritë ku vaksinimi të bëhet i detyrueshëm. Jemi duke menduar bërjen e dozës së tretë të vaksinës”, tha kryeministri Draghi.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Anulohet festivali më i madh shqiptar në Zvicër, zbulohet shkaku
Next post Plagoset me armë zjarri ish-kreu i PS në Vaun e Dejës! Dëshmia e tij në Polici: 2 persona me motor u afruan dhe më qëlluan