
Albin Kurti
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Ai ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të përcjellë mesazhin, duke e vënë foto kopertine në Facebook.
“Vaksinohu, bashkë ia dalim”, shkruhet në foto.
Kosova po bën fushatë vaksinimi për qytetarët, pasi varianti Delta duket se do të përhapet shumë shpejt.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.