October 21, 2021

Zoguu.al

Zoguu.al

Kurti njofton udhëtimin drejt SHBA për koordinim të brendshëm me Kosovën: E kam mbështetur publikisht Biden

1 min read

Joe Biden dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë në nëntor drejt SHBA, për koordinim të brendshëm me Kosovën.

Lajmin ai e dha gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndërsa theksoi se ka qenë një ndër të parët që e ka mbështetur presidentin Biden, paraprakisht dhe publikisht.

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë. E sa për miqësinë me presidentin Biden, ju e dini që jam kryetari i parë i një subjekti politik që e kam mbështetur paraprakisht e publikisht. Ndërkohë që ju të tjerët keni shikuar kush po fiton”, tha ai.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!