Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 25, 2021

Kurti takim me Merkel, kundërshton sërish nismën “Ballkani i Hapur”: Mjafton procesi i Berlinit

2 min read

Albin Kurti

TIRANË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me kancelaren Angela Merkel, gjatë të cilit shprehu edhe njëherë kundërshtinë e tij në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai u shpreh se procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe i thellë dhe nuk ka vend për variante të tjera alternative.

Kurti ka propozuar katër elementë, që sipas tij sigurojnë paqen dhe rrugën drejt BE-së: sundimi i ligjit, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe reciprocitet e balancës së pakicave në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.

”Në takimin me kancelaren gjermane Merkel u konfirmua se procesi i berlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin europian.

Pra, procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që mos ketë për variante të tjera alternative.

Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet e BE për 6 shtete të Ballkanit Perëndimor duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE.

Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë. Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta është demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autorkratëve. E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet, dhe e katërta reciprocite t e balancë i pakicave në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.

Katër elementë të rëndësishëm për paqen, sigurinë e rrugën drejt BE. ‘’- tha Kurti.

/Zoguu.al/