
Anton Gjini
Podgoricë– Është arrestuar dy ditë më parë nga Interpol në Malin e Zi, biznesmeni shqiptar Anton Gjini, i cili ishte vënë në kërkim për trafik të 50 kg heroinë.
Anton Gjini, i cili ndryshe njihet dhe me emrin Pashk Rrapi, është arrestuar në momentin që i është kërkuar mjeti identifikimit dhe me anë të shenjave të gishtave është zbuluar se ai është person në kërkim.
Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër nga Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.
Anton Gjini pritet të ekstradohet në Spanjë, pasi dhe më parë Interpol Madrid ka ngritur alarmin e kuq për Gjinin.
Anton Gjini është pronar i kompanisë “Alesio- 2014”, me një numër të gjerë biznesesh në Tiranë, Durrës dhe Kavajë.
Kompania “Alesio-2014”, ka fituar 10 tendera, ku tenderi i fundit i fituar tërheq vëmendje prej shumës shumë të afërt limit me atë të vënë në dispozicion.
“Alesio- 2014”, ka fituar me shumën 34,981,280 lekë të reja kundrejt shumës 34,999,000 të fondit limit.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.