
“Lajme të mira mbi vaksinën CoronaVac”/ Brataj: Vaksina kineze efektive ndaj variantit brazilian te COVID-19
Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare, publikoi një studim ndaj vaksinës kineze CoronaVac, duke thënë se ajo ka rezultuar efektive.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Skënder Brataj shpreh se pas një studimi të bërë ne Brazil me 67.7 mijë punonjës shëndetësorë, CoronaVac është efektiv kundër variantit brazilian të koronavirusit.
Ai thekson se efektiviteti i kësaj vaksine ndaj Covid 19 është 50% që me marrjen e dozës së parë ndërsa vlersimi për efektivitetin pas aplikimit të dozës së dytë do të dali në javët e ardhshme.
“Këto rezultate janë shumë inkurajuese sepse CoronaVac mbetet efektive në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes”- shprehet Brataj.
https://www.facebook.com/SkenderBratajZyrtare/posts/226981425840426
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.