
Oriola Marashi dhe Eros Grezda
Që në momentin që lidhja midis Oriola Marashit dhe Eros Grezda u bë publike, ata janë pëlqyer shumë nga publiku dhe kanë qenë shumë të përfolur.
Vitin e kaluar lidhja e tyre u kurorëzua me fejesë dhe dyshja dukeshin shumë të lumtur sëbashku, por mësohet që çifti është ndarë.
Miqtë e tyre e kanë konfirmuar këtë ndarje dhe kanë treguar se largësia dhe keqkuptimet mes njëri tjetrit kanë qenë arsyet që çuan në këtë gjë.
Ata nuk e ndjekin njëri tjetrin në rrjete sociale dhe kanë fshirë fotot që kishin bashkë. Oriola aktualisht po jeton në Itali, ndërsa Erosi në Kroaci.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.