
Ledri Vula
Këngëtari i njohur Ledri Vula feston sot 35-vjetorin e lindjes së tij.
Ledri ka organizuar në mesnatë një festë në një lokal ku ka mbledhur të gjithë miqtë, kolegët dhe familjarët e tij. Në nisje të festës, ai ka fikur qirinjtë e tortës ku në mes dukej numri 35, e më pas ka shijuar festën.
Në festën e tij ishin prezentë shumë emra të njohur të showbizit si Kida, Butrint Imeri, Ronela Hajati, Lumi B etj.
Në ditëlindjen e reperit nuk mungoi as nëna e tij, Xheraldina, e cila ka ndarë në rrjete sociale një urim shumë të veçantë për Ledrin.
“Ledri paç shëndet e jetë të gjatë. Qofsh krahë i fortë e i ndjeshëm për Poin. Vazhdo të lësh gjurmë të mira ngado që e qet hapin. Të don, Nini!”, shkruan Xheraldina në urimin e saj.
Përpara disa javësh familja organizoi përsëri një festë për ditëlindjen e Sarës, e cila festonte ditëlindjen e parë si nënë ku nuk munguan dhuratat dhe urimet nga Ledri. “Ditëlindja jonë e parë të tre. Gëzuar ditëlindjen Cul”, shkroi Ledri në urimin për Sarën.
Pak ditë më parë, u publikua bashkëpunimi mes Ledrit, Kidës e Butrintit, me titull “Dale”, dhe duket se po pëlqehet shumë nga publiku.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.