
Armët e sekuestruara
KURBIN– Një 28-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke lëvizur në makinë me armë zjarri pa leje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushe Kuqe, ku gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit E.GJ, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
28-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërkohë Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 28-vjeçari.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një automjet.
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-E. Gj.(I)., 28 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.