LEZHË/ Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta infermierja 34-vjeçare në muajin e shtatë të shtatzënisë

Koha e leximit39 sekonta

LEZHË– Një infermiere 34-vjeçare në qytetin e Lezhës, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Bëhet fjalë për laboranten Aida Perdoda, e cila edhe pse ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, vazhdonte të punonte në spital.

Lajmin e vdekjes së saj e kanë bërë të ditur Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku me një postim në rrjete sociale, shprehin ngushëllime familjarëve.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta  të laborantes nga Lezha  Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse  ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte  me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të  Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në postimin e urdhrit të infermierëve.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post E rrethuar me luledielli, Dafina Zeqiri ndan fotot nga videoklipi i saj i ri
Next post Krim në familje/ 54-vjeçari qëllon me tetë plumba gruan në Greqi, arrestohet nga policia