
Kol Kola
LEZHË– Një punonjës policie në Lezhë ka tentuar të abuzojë dhe të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka dhënë urdhër arresti për 62 vjeçarin Kol Kola, për veprën penale, “Ngacmim seksual”.
Prej shumë vitesh Kola ishte Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë. Në datën 29 prill ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të miturën 13 vjeçare, nxënëse në shkollë 9-vjeçare.
Nga të dhënat rezulton se Kola ka përfituar që e mitura ishte e pa shoqëruar nga njerëz të tjerë dhe ka shfytëzuar detyrën e tij për ta mashtruar atë se do ta çonte në komisariat. Më pas e ka dërguar në një shtëpi në pronësi të tij në Lezhë, ku aty ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
E mitura është larguar menjëherë nga banesa duke kallëzuar çdo gjë që ka ndodhur.
Nga dëshmia e së miturës, hetimi dhe provat e Policisë Gjyqësore, efektivi i policisë akuzohet për veprën penale “Ngacmim Seksual”.
Ndërkohë po vijojnë hetimet nga Prokuroria e Lezhës për të faktuar ngjarjen.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.