
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana konferencës për mediat
TIRANË– Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues i garës për kryetar të Partisë Demokratike.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana dha një konferencë për mediat, i cili deklaroi rezultatet e përfunduara dhe zyrtare.
Ai tha se gjithsej janë administruar 76 kuti të 76 komisioneve në të gjithë vendin. Bazuar në këto të dhëna, Gjana tha se rezulton që 75,067 anëtarë të PD kanë marrë pjesë në votim, ndërsa 41,097 anëtarë nuk kanë votuar.
Ai tha se janë raportuar 413 vota të pavlefshme, 40,684 vota të vlefshme dhe i ndau ato sipas kandidatëve në garë: Lulzim Basha ka marrë 32,882 vota duke kryesuar në listë, Agron Shehaj ka marrë 6038 vota, Edit Harxhi ka marrë 983 vota dhe Fatbardh Kadilli vetëm 781 vota.
Deklarata e Kryetarit te Komisionit Zgjedhor
Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike sapo ka përmbyllur procesverbalin e përgatitjes dhe të deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar.
Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin. Në prani të Komsionit janë hapur një nga një kutitë, janë regjistruar të dhënat e dokumentuar në procesverbale.
Nga procesverbalet e administruara në kuti rezulton që në të gjitha rastet komisionerët, natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë në të gjithë ato raste ku kandidatët kanë patur përfaqësim.
Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në llogaritje.
Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 procesverbaleve të futura në përllogaritje rezulton se 75 mijë e 67 anëtarë të Partisë Demokratike, kanë votuar 41 mijë e 97 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Vota të vlefshme janë 40 mijë e 684 vota. Të ndara sipas kandidatëve në garë: Për z. Fatbardh Kadilli kanë votuar 781 anëtarë. Për zonjën Edith Harxhi kanë votuar 983 anëtarë. Për z. Agron Shehaj kanë fotuar 6 mijë e 38 anëtarë dhe për z.Lulzim Basha kanë votuar 32 mijë e 882 anëtarë. Bazuar në këto të dhëna, komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike shpall zyrtarisht fitues të garës për kryetar të PD-së z. Lulzim Basha.
Ju falënderoj për të gjithë kohën që i keni kushtuar ndjekjes së procesit të votimit dhe mirutakofshim në evente të tjera të Partisë Demokratike.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.