
Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se ditën e sotme do të mbërrijnë 11,700 doza të vaksinës Pfizer.
Ministrja bëri të ditur se prej 9 javësh Shqipëria ka paraqitur një numër të ulët të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19 ndaj është cilësuar si zonë me risk të ulët të përhapjes së koronavirusit.
Ajo tha se vaksnimi do vijojnë pa ndalim, por lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me vigjilencë të shtuar në zbatimin e rregullave.
Postimi në Facebook
Sot mbërrijnë edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer, teksa vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, me objektivin e palëkundur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.
Lajmi i mirë është se Shqipëria hyn në në javën e 9 me rënie të qëndrueshme të rasteve të reja me #Covid19 dhe tashmë jemi -sipas të gjitha vlerësimeve- zonë me risk të ulët të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi Sars-Cov2, por lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me vigjilencë të shtuar në zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e #covid19.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.