Manastirliu njofton ardhjen e 50 mijë doza vaksinash Pfizer, i’u bën apel studentëve për vaksinim përpara vitit akademik

Koha e leximit1 minuta, 30 sekonta

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se ditën e sotme pritet të vijnë 50 mijë doza të vaksinës Pfizer në aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Lajmin u bë i ditur nga qyteti i Sarandës, ku ministrja inspektoi qendrën e re shëndetësore, e cila është rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i 300 Qendrave Shëndetësore.

Ajo u shpreh se njësitë lëvizëse tv vaksinimit po vijojnë punën për të vaksinuar  në banesat e tyre qytetarët që e kanë të pamundur të lëvizin.

“Do të kemi mbi 50 mijë vaksina Pfizer që vinë sot dhe menjëherë do të shpërndahen në qendrat shëndetësore, në pikat tona të vaksinimit të përqendruar por gjithashtu ne po vijojmë punën me njësitë lëvizëse për të vaksinuar derë më derë dhe për të vaksinuar në famije, për të vaksinuar qytetarët të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin”, tha Manastirliu.

Ndërsa tha se muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin e qytetarëve, ajo u bëri thirrje studentëve të vaksinohen për tu kthyer në auditore në vitin e ri akademik dhe të bëjnë të mundur kufizimin e përhapjes.

Ne jemi të angazhuar që të vijojmë gjatë muajit gusht me vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek të gjithë ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por gjithashtu duke synuar edhe studentët, ata të cilët duhet të jenë në auditore në vitin e ri, të jenë sa më të mbrojtur, për të bërë të mundur kufizimin e përhapjes së variantit Delta dhe gjithashtu për të ulur dhe për të reduktuar rastet e rënda dhe fatalitetet”, u shpreh Manastirliu.

Në vendin tonë raportohen në total 1.700.000 doza vaksinash të ardhura, ndërsa deri tani kanë kryer 1.203.087 vaksinime anti-COVID dhe mbi 530.000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post VLORË/ Plagosi me çifte 55-vjeçarin pas konfliktit për motive të dobëta, arrestohet autori
Next post LEZHË/ “Volswagen” përplas rëndë këmbësoren, arrestohet drejtuesja 43-vjeçare