Maqedoni e Veriut ende shpresë për hapjen e negociatave në dhjetor
SHKUP– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se pret një vendim pozitiv rreth hapjes së negociatave me BE në dhjetor.
Gjatë një deklarate ditën e sotme, Zaev u shpreh se deri në muajin nëntor, Bullgaria mund të formojë qeverinë dhe të hap negociatat për Maqedoninë e Veriut e Shqipërinë.
“Mbetet shpresa jonë se “fati i tretë” në Bullgari, para se gjithash për popullin bullgar, të formojnë qeveri politike, që të mundemi në fund të dhjetorit, kur do të mbahet Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Evropian , të merret vendim, në kohën e presidencës Sllovene”, tha mes tjerash Zaev.
Kujtojmë që në qershor, Bullgaria bllokoi negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërië.
Në Samitin në Bled të Sllovenisë që u mbajt ditën e djeshme, u rihap cështja e negociatave dhe kryeministri Rama, i kerkoi publikisht Presidentit të Bullgarisë Rumen Radev që të hiqej vetoja. Ky i fundit i ftoi të dyja palët në një dialog.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.