Maqedonia e Veriut mirëpret afganët e parë, 149 refugjatë strehohen në hotelet e Shkupit
Koha e leximit28 sekonta
SHKUP– Mbrëmjen e djeshme, Maqedona e Veriut ka mirëpritur grupin e parë të refugjatëve afgan.
Mësohet se rreth 149 refugjatë kanë mbërritur në aeroportin e Shkupit, të cilët pasi u testuan për COVID-19, u strehuan në hotelet e periferisë.
Ky është avioni i parë i ulur në Shkup me refugjatët, ndërkohë nuk dihet sesa do të jetë numri total i atyre që do të mbërrijnë.
Kujtojmë që Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet e para që pritën afganët, pas largimit nga vendi i tyre, pas marrjes së pushtetin nga talebanët.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.