
Ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut
SHKUP– Maqedonia e Veriut ka njoftuar se ka dëbuar një diplomat rus.
Në datën 14 maj, aty është thirrur diplomati i Federastës Ruse, të cilit i është kërkuar që diplomati të dalë nga teritorri i Maqedonisë së Veriut për 7 ditë.
“Më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme është thirrur diplomati i Federastës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë shkaqet dhe arsyet për dëbimin e diplomatit rus.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.