
Marina Vjolla dhe Getoar Selimi
Marina Vjollca ka konfirmuar shtatzëninë e saj duke publikuar disa foto nga seti i saj fotografik.
Ajo postoi në rrjete sociale disa foto ku dukej me barkun e rrumbullakosur, ku mori shumë komente nga ndjekësit dhe njërëzit e saj të afërt, të cilët e uruan.
“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina.
Përvec urimeve të shumta, Marina ka marrë dhuratën e vecantë nga stilistja italiane, Elisabetta Franchi, me të cilën po bashkëpunon prej muajsh. Kjo e fundit i ka dërguar Marinës një buqetë me lule për ta uruar.
Ndërkohë cifti ditën e djeshme zbuloi se kanë shkuar për disa ditë pushime në ishullin Sejshell.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.