
Matthew Palmer
TIRANË– Ambasada Amerikane, ka njoftuar përmes një deklarate, se Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, ditën e sotme do të zhvillojë një “vizitë virtuale” në Shqipëri.
Kjo vizitë do të kryhet në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit dhe mbi përparësitë që kanë Shtetet e Bashkuara.
Takimi do të zhvillohet me Kryeministrin Edi Rama , Presidentin Ilir Meta dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në vijim të vizitës së tij, Palmer, do të takohet dhe me kampionët e reformës në drejtësi.
Vizita e tij do të përfundojë, me takimin që do të mbahet me gazetarët që kanë qenë pjesëmarrës, në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA–së.
Deklarata e plotë:
“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.