
Matura Shtetërore/ Ministria e Arsimit publikon datat e Provimeve të Vjeshtës për maturantët mbetës
Koha e leximit27 sekonta
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të vjeshtës për maturantët mbetës.
Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, provimi i Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator.
Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe kohëzgjatja është 2 orë e 30 minuta duke zbatuar rregullat anti-COVID, ku në çdo klasë duhet të ketë 10-15 maturantë.
Të njëjtat data janë caktuar edhe për Maturën Shtetërore Profesionale.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.