Puno me ne

Dërgo punimin tënd

Zoguu.al është vazhdimisht në mbështetje të talenteve të reja të cilët kanë pasion shkrimin, aktualitetin, investigimet, analizat, etj. Në kuadër të këtij procesi ftojmë të gjithë këta persona të dërgojnë punimin e tyre në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al. Faleminderit!

September 25, 2021

Maturantët protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit: Duam drejtësi, të ulet pikësimi i provimit

1 min read

Maturantët gjatë protestës

TIRANË– Maturantët janë mbledhur ditën e sotme përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar për testin e matematikës, i cili u zhvillua dje.

Ata kanë bllokuar rrugën, teksa bërtasin sëbashku: Duam drejtësi! Maturantët kërkojnë uljen e pikësimit të provimit të matematikës, i cili sipas tyre, testi kishte nivel të lartë vështirësie shumë pyetje jashtë programit.

Ata bëjnë të ditur se nuk do të shpërndahen derisa Ministria tu plotësojë kërkesat që kanë.

Përfundimi i provimit u shoqërua me shprehjen “Testi ishte bombë”, ndaj kjo protestë u paralajmërua që ditën e djeshme.

Ndërkohë, QSHA ka dalë në një konferencë për këtë tezë. Në konferencë u tha se testi ishte i nivelit mesatar dhe për nxënësit e mirë nuk kishte vështirësi.

/Zoguu.al/

Open chat
Raporto!