
Foto ilustruese
Maturantët e të gjitha shkollave zhvilluan ditën e sotme provimin e parë të gjuhës së huaj. Testi u zhvillua në 208 qendra provimesh.
Përveç respektimit të rregullores së maturës, nxënësit respektuan dhe rregullat anticovid; distancën fizike dhe mbajtjen e maskës gjatë gjithë kohës së zhvillimit të testit. Testi zgjati 2 orë e 30 minuta.
Pasi kanë përfunduar dhe kanë dalë, ata kanë shprehur se niveli i vështirësisë nuk ishte i lartë dhe për këtë gjë dukeshin të gëzuar dhe të qeshur.
Më pas në datën 7 qershor, ata do të zhvillojnë provimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe, më 11 qershor vijon testi i matematikës dhe më 15 qershor zhvillohet provimi i lëndës me zgjedhje.
Ndërkohë nxënësit e klasave 9-ta do të zhvillojnë 3 provimet e lirimit, në anglisht, gjuhë shqipe dhe matematikë, të cilat nisin më 16 qershor deri më 25 qershor.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.