
Pamje e çastit zbritja e vaksinave në Rinas
TIRANË– Sapo kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 100 mijë vaksina kineze kundër COVID-19.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama nuk la pa përmendur faktin se vaksinat erdhën me vonesë për shkak të asaj që ai e quan “tentativë e çmendur për bllokimin e fushatës së vaksinimit”.
“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”.- shkruan Rama.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.