
Foto ilustruese
Orari zyrtar i mbylljes së procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë është ora 19:00, por KQZ ka dhënë urdhër që nëse ka qytetarë që ende nuk kanë votuar dhe po presin në rradhë, orari do të shtyhet dhe procesi do jetë i hapur derisa të votojnë të gjithë.
3588869 qytetarë kishin sot të drejtën për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme dhe 140 deputetët e Kuvendit të ri. Në garë janë 13 parti dhe disa kandidatë të pavarur.
KQZ raportoi se nga 5199 qendra votimi në total, 45.48% kanë votuar. Pjesëmarrja ishte e lartë, por pritet të rritet akoma më shumë kur të mbyllet i gjithë procesi.
Drejtuesit e shtetit votuan herët në mëngjes me thirrjet përkatëse për qytetarët.
Në disa qendra votimi pajisja e identifikimit kishte probleme nuk u identifikuan të gjithë votuesit në mënyrë biometrike. Ndaj u kalua në planin “B”, votimi manual. Në disa qytete nuk munguan as incidentet.
Ambasadorë e SHBA dhe BE ashtu siç premtuan ishin në disa qytete me vëmendje në Elbasan, Shkodër e Durrës duke monitoruar procesin.
Pasi të mbyllet votimi, kutitë do të transportohen për t’u numëruar.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.