
Me armë zjarri dhe të maskuar, grabitet argjendaria në Gjirokastër
GJIROKASTЁR– Ditën e sotme është shënuar një grabitje në një argjendari në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen “18 Shtatori”.
Grabitësit kanë hyrë në argjendari të armatosur dhe të maskuar dhe kanë grabitur bizhuteritë që kishin një kosto të lartë dhe pse vendodhja e argjendarisë së grabitur është në afërsi me Drejtorinë e Policisë Gjirokastër, autorët e kanë kryer grabitjen në fjalë.
Grupi hetimor i çështjes po punon për gjetjen e grabitësve pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të objektit.
Informacioni nga policia është si në vijim:
“Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.