Me foto romantike dhe fjalë zemre, Genta Ismajli uron partnerin e saj për ditëlindje

Koha e leximit39 sekonta

Parteni i këngëtares Genta Ismajli feston sot ditëlindjen dhe ajo e ka uruar me disa fjalë zemre.

Genta ndau me ndjekësit disa foto me partnerin në “Instastory”, ku të dy duken shumë të lumtur nën praninë e njëri-tjetrit. “Urime ditëlindjen dashuri”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që dyshja flitet se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, por ky lajm nuk është konfirmuar ende prej tyre.

Më herët, në TikTok ka nisi të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares, edhe pse shfaqet me rroba të gjera. Po ashtu para disa ditësh në rrjet u publikua një foto, në të cilën Genta dukej me disa kilogramë më shumë. Mësohet se tashmë këngëtarja është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

/Zoguu.al/

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post 42-vjeçari vret me thikë bashkëkombasin në Londër, viktima gjendet i pajetë në një banesë (Emrat)
Next post Serbia dërgon mjete luftarake në kufi për sulmet në Veri, shteti Kosovar merr masa