
Fifi
Këngëtarja Filloreta Raci, e njohur me emrin Fifi, ka njoftuar se po punon për të sjellë një projekt të ri muzikor.
Së fundmi, ajo ka postuar në rrjete sociale disa foto nga seti i saj fotografik, për klipin e ri. Ajo shfaqet sensuale, e veshur vetëm me një këmishë ngjyrë gri.
Fifi ka lënë të kuptohet se klipi do të publikohet së shpejti, por nuk e ka zbluluar ende datën.
“Një ditë çdo gjë do ketë kuptim”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve që ka hedhur në “Instagram”.
View this post on Instagram
“Sa ko me t’u dasht një pikë dashuri nga unë.. kur ta bëjnë njëjtë si ma ke bërë mua. Së shpejti. Ma more”, ka thënë në postimin tjetër këngëtarja.
View this post on Instagram
Kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja ka qenë në muajin mars dhe mban titullin “Maniak i dhimbjes”.
Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.