Mediat sociale si pushtet i pestë

Koha e leximit1 minuta, 30 sekonta

Evoluimet teknologjike kanë çuar në zhvillimin e shpejtë të rrjeteve të komunikimit përmes mediave sociale. Ky lloj ndërveprimi dhe angazhimi u emërtua nga ekspertët si angazhimi i “qytetarisë së rrjeteve sociale” (social network citizenship (SNC)). Sipas Këshillit të Evropës, “çdo person fizik ose juridik që është rregullisht ose të angazhuar profesionalisht në mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit për të publiku nëpërmjet çdo mjeti të komunikimit masiv” kualifikohet si gazetar.

Përdorimi në rritje i internetit dhe teknologjive dixhitale të lidhura me to po krijon një hapësirë për rrjetëzimin e individëve (referuar SNC) në mënyra që mundësojnë një burim të ri llogaridhënieje në qeveri, politikë dhe sektorë të tjerë. Përpos 4 pushteteve të njohura deri më tani, legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, dhe mediatik, popullariteti dhe angazhimi në rrjetet sociale po krijon të ashtëquajturin “pushteti i pestë”.

Studiues dhe hulumtues të shumtë vënë re se me krijimin e faqeve të mediave sociale po ndryshon biseda dhe po e çon shoqërinë tonë drejt një “sfere publike të rrjetëzuar”, e cila është një epokë e re e qytetarisë aktive dhe e rritjes së diskutimit publik. Këto rrjete nuk shërbejnë më vetëm për argëtim, mësim apo komunikim, por krijojnë kontakte të drejtpëdrejta me politikanët, duke rritur kërkesën për llogaridhënie.

Lehtësia e angazhimit qytetar në rrjetet dhe mediat sociale, ka bërë që këta individë të jetë lehtësisht të ekspozuar ndaj informacionit, kryesisht atij politik. Por, sipas studiuesve, ky ekspozim ndaj informacionit dhe lehtësia e angazhimit në këto rrjete, krijon një “mjedis të flirtuar”, refuar këtu kufizimit që teknologjitë e reja ofrojnë ndaj ekspozimit të burimeve të të njëjtit mendim. Gjithashtu ky pushtet është shoqëruar edhe me kritika për mënyrën e funksionimit të tij, gjuhës së komunikimit dhe nxitjen e formave të ndryshme të urrejtjes, dhunës, steriotipeve, etj.

Kliko këtu për të lexuar hulumtimin e plotë: Mediat sociale si pushtet i pestë

Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Previous post Kanye bëhet fqinj me Kardashian, blen shtëpinë me çmimin marramendës për të qenë afër saj
Next post FOTO/ Ledri nuk heq dorë nga fiksimi i tij, Sara po bën çmos t’i ndryshojë mendjen